28 pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore me COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 29 September 2021 - 10:38
 28 pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore me COVID-19 në Kosovë

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 263 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID të QKUK’së dhe spitalet e përgjithshme.

Nga ky Shërbim kanë bërë të ditur se 29 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore ndërsa 186 pacientë janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive,  57 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive)27 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 29 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive,  13 pacientë

Spitali i Prizrenit, 16 pacientë

Spitali i Gjakovës, 18 pacientë

Spitali i Pejës, 44 pacientë

Spitali i Gjilanit, 19 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 13 pacientë

Spitali i Ferizajt, 24  pacientë

(Kosova Sot Online)