PDK përkrah kërkesën për seancë e jashtëzakonshme për situatën në veri

  • E.K /
  • 29 September 2021 - 11:53
 PDK përkrah kërkesën për seancë e jashtëzakonshme për situatën në veri

PDK’ja ka përkrahur kërkesën e AAK’së për seancë të jashtëzakonshme për situatën në veri.

Shefi i GP-së së PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se janë dakorduar që të mbahet një seancë për diskutimin e situatës në veri.

Ai ka thënë se nuk duhet të lejohet asnjë riorganizimin paralel.

“Nuk duhet të lejohet kurrfarë riorganizimi paralel. Mendoj që çdo institucion paralel nuk duhet të lejohet. Jemi dakorduar që të takohemi me shefat e grupeve parlamentare për të caktuar një datë të seancës. Kjo nuk është një agjendë mes pozitës dhe opozitës. Kjo është agjendë shtetërore. Mos të lejohet organizim paralel karshi institucioneve tona”, tha Tahiri.

Më tej, ai ka bërë të ditur edhe kërkesën e grupit të partisë në mbledhjen e sotme të kryesisë.

“Një prej çështjeve që e kam ngritur është shqetësimi qw ka të bëjë me votimin e anëtarëve të gjykatës kushtetuese. Duhet të procesohet në seancë plenare për votim. Edhe kësaj here nuk ka pasur konsensus. Kjo çështje nuk duhet të shtyhet pafundësisht. Është e rëndësishme që ne si kuvend të jemi të përgjegjshëm karshi këtij institucioni”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)