Shpaloset projekti i Përparim Ramës për transformimin e qendrës së Prishtinës

  • G.G /
  • 29 September 2021 - 13:11
Shpaloset projekti i Përparim Ramës për transformimin e qendrës së Prishtinës

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka takuar banorët e qendrës së Prishtinës, para të cilëve ka shpalosur programin për lidhjen e lagjeve të kryeqytetit me qendrën.

Përmes rrethit të brendshëm, qendra do të ndërlidhet me lagjet përreth, si Arbëria, Kodra e Trimave, Prishtina e Vjetër, Kodra e Diellit, Lagjja e Spitalit, Kalabria, Emshiri e Stacioni i Autobusëve, nëpërmjet platformave të gjelbra dhe nënkalimeve për vetura.

Shkrimi i plotë nga Përparim Rama:

?Sot, së bashku me ekipin tim vizituam banorët e qendrës. Qendra e Prishtinës duhet të ridefinohet. Rrethi i brendshëm që definon qendrën e re të Prishtinës, do të ndërlidhet me lagjet përreth, si Arbëria, Kodra e Trimave, Prishtina e Vjetër, Kodra e Diellit, Lagjja e Spitalit, Kalabria, Emshiri e Stacioni i Autobusëve, nëpërmjet platformave të gjelbra dhe nënkalimeve për vetura.

Shumë prej pikave ndërlidhëse do të shfrytëzohen për parkingje nëntokësore.

?Ne duhet të lidhim Pallatin e Rinisë me Arbërinë, në mënyrë që banorët e Arbërisë të kenë lidhje me qendër. Gjendja e qendrës sot ka lidhje edhe me problemin e trafikut dhe duhet të zgjidhet. Këtë e bëjmë duke vendosur këmbësorin të parin, trafikun urban dhe alternativ të dytin dhe veturat të tretat.

ROGRAMI 2021-2025 ? www.perparimramPROGRAMI 2021-2025 ? www.perparimram#LDK160a.com

PRISHTINA PËR TË GJITHË!
?☘️??‍♂️?⚽️???♥️

#PR4PR
#Prishtina
#PerparimRama
#PerPrishtinenPraktike
#DashniPerPrishtinen
#LDK160

https://www.facebook.com/108497014761629/posts/175740094703987/

(Kosova Sot Online)