“Furnizimi me automjete për trazira”, Policia e Kosovës shpall tender mbi një milion euro

  • E.K /
  • 29 September 2021 - 13:20
 “Furnizimi me automjete për trazira”, Policia e Kosovës shpall tender mbi një milion euro

Policia e Kosovës ka shpallur dje një tender për furnizim me 15 automjete për trazira.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurorimit Publik, thuhet se shuma e parave që janë ndarë për këtë tënder është 1 milion e 21 mijë e 749 euro.

Kompanitë e interesuara për të kryer këtë furnizim mund të dorëzojnë ofertat e tyre deri më 9 nëntor, në orën 14:00.

Kohëzgjatja e kontratës kornizë thuhet se është 36 muaj.

“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues, në bazë të nenit 108/A të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për kontratë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)