Tash ose kurrë, koha për bashkim në unitet politik

Tash ose kurrë, koha për bashkim në unitet politik
Tash ose kurrë, koha për bashkim në unitet politik

Skender Mulliqi

  • 29 September 2021 - 13:03

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

I gjithë spektri politikë në Kosovë, duhet urgjentisht të mobilizohen karshi kërcënimeve të Vuçiqit më helikopterët dhe aeroplanët ushtarak të prodhimit rus në brezin e vijës kufitare më Kosovën. Faktori politik duhet të flasin më gjuhë unike së në pyetje është ruajtja e sovranitetit dhe territorit të Kosovës, Serbia duket tashmë së është duke ia matur impulsin edhe bashkësisë ndërkombëtare në Veri.

-Kërcënimet serbe më luftë dhe jo uniteti i faktorit politik në Kosovë, e rrezikojnë seriozisht stabilitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës. Masën e reciprocitetit, të arsyeshme nga ana e Kosovës për targat, Serbia dhe Vuqiqi janë duke tentuar ta shfrytëzojnë për ndarje të Veriut të Kosovës. Këtë e tha duke u ndërlidhur më Asociacionin presidenti i Serbisë nga Budapesti, Aleksandar Vuçiqi. Ai paralelisht është duke vepruar në planin diplomatik dhe është duke lëshuar zëra për luftë. Është duke instrumentalizuar minoritetin serb në veri të vendit për këto qëllime.

Serbët janë mësuar tashmë të qesin barrikada mbi lumin Ibër .Edhe tash po I përsëritin këto marifete te ndyta më barrikada në Jarinje , ku është tubuar një numër I tyre. Inskenuan së gjoja tre serb lokal janë rrahur nga njësitë policore të ROSU .Serbët janë të njohur për përdorimin e rrenave të tilla , për ti arritur synimet e tyre në këtë rast për formimin e “Zajednicës” siç kërkojë Vuqiqi. Pas tërheqjes së Amerikës nga Afganistani, shumë kush nga zyrtarët e lartë të Serbisë dhanë deklarata , së Amerika mund të tërhiqet edhe nga Kosova, edhe pse rrethanat politike dhe gjeostrategjike janë krejt të tjera në Ballkanin Perëndimor, ku Amerika dhe Perëndimi kanë interesa strategjike afatgjate. Zërat për luftë dhe inskenimet serbe nuk duhet nënvlerësuar .Opozita ende po hesht dhe kjo tregon së nuk janë serioz sa duhet edhe pse situata në veri mund të eskalon për të keq, në tentimin serb për aneksim më forcë të veriut të vendit .Serbët e njohin gjuhën e forcës, kjo u pa më rastin e shpërbërjes së dhunshme të ish-Jugosllavisë.

Edhe Vuçiqi njeh vetëm gjuhën e forcës ,dhe kur jemi këtu , Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi nuk guxojnë më lëshuar për asnjë milimetër pe . Mjaftë është bërë më poshtërsitë e vazhdueshme serbe. Shqiptarët nuk janë ata që po kërkojnë telashe , por nëse është nevoja ata dinë dhe duan të mbrojnë çdo pëllëmbe të territorit të Kosovës. Serbia e humbi luftën në vitin 1999, dhe në një luftë eventuale më shqiptarët , do të pësojnë edhe më keq, së ju kanë borxh shumë shqiptarëve si në njerëz , të mira materiale dhe më territore deri në Nish. Ata që koketuan më pushtetin shovinist të Vuqiqit ,duhet të mendojnë mirë së anën e kujt po e mbajnë. Nuk do të këtë më tolerancë për lojëra politike dhe lojëra më territoret e shtetit të ri të Kosovës, siç u tentua të bëhen!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".