Cilat janë kompetencat e KFOR-it në veri

  • A.P /
  • 29 September 2021 - 21:10
Cilat janë kompetencat e KFOR-it në veri

Tash e 10 ditë pjestarë të Njësisë Speciale të Kosovës po qëndrojnë në pikat kufitare në veri të vendit pas vendosjes së reciprocitetit për targa. Përveç Policisë së Kosovës, situatën atje po e vëzhgon edhe misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR. Njohësit e sigurisë thonë se prania e KFOR-it në Veri është vetëm për të mos lejuar eskalim të situatës.

Nuk i largon sytë në asnjë moment nga pjesa që i duhet ta kontrolloj.

Por përveç Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, veriun e vendit pas tensionove të fundit u pa ta siguronte edhe një forcë tjetër.

Përveç në ajër me helikopter, u panë edhe në tokë ushtarët e KFOR-it.

Ata  fillimisht u panë mëngjesin e të hënës por edhe këtë të martë të patrullonin në atë zonë.

Megjithatë menjëherë pas kësaj u ngiten pyetje se cili është misioni i KFOR-it për situatën në Veri.

E eksperti i sigurisë Fatmir Qollaku tregon edhe qëllimin e KFOR-it për të qenë prezent aty.

Qollaku tregon edhe momentin se kur mund të ndërhyjë KFOR-i, nëse aty ndodh një eskalim i situatës.

Njëri nga ish komandantët e luftës, thotë se prezenca e KFOR-it në Veri duhej të mënjanote mundësinë e manovrave nga serbët në kufi.

Madje për gjithë situatën e krijuar në veri të vendit ai fajtor po i lë ndërkombëtarët.

Njësitet policore të Kosovës së bashku me KFOR-in tash e disa ditë po mbajnë në kontroll të plotë dy pikat kufitare me Serbinë.


(Kosova Sot Online)