Ambasadori amerikan në Beograd: Kosova dhe Serbia të shkojnë drejt finishit, koha është tani

  • A.P /
  • 29 September 2021 - 21:49
Ambasadori amerikan në Beograd: Kosova dhe Serbia të shkojnë drejt finishit, koha është tani

Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, tha se takimi në Bruksel për marrëveshjen e Kosovës dhe Serbisë për situatën në veri është duke përparuar.

Godfrey tha se është në kontakt me zëvendësndihmës sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, i cili është në Bruksel për ta mbështetur dialogun e udhëhequr nga BE-ja.

“Unë jam në kontakt të ngushtë sot me mikun tim DAS Gabe Escobar, i cili është në Bruksel për të treguar mbështetje për Dialogun e udhëhequr nga BE. Kjo punë nuk ka përfunduar por është bërë përparim i mirë. Palët duhet të jenë fleksibile dhe të vazhdojnë punën për ta çuar këtë në vijën e finishit. Ora është tani”, tha Godfrey.

Më herët uraportuanga zv.kryeministri, Besnik Bislimi se arritja e marrëveshjes është afër dhe se ka mbetur pezull vetëm marrëveshja për çështjen e targave të veturave KM.

Por Stano thotëse bisedimet për zgjidhjen e ngërçit në veri të Kosovës janë duke vazhduar. Ato janë duke u ndërmjetësuar nga I dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

(Kosova Sot Online)