Çfarë marrëveshje po përgatitet në Bruksel? Debat i nxehtë në mes të Zgjim Hysenit e Tomë Gashit

  • A.P /
  • 29 September 2021 - 21:52
Çfarë marrëveshje po përgatitet në Bruksel? Debat i nxehtë në mes të Zgjim Hysenit e Tomë Gashit

Sot po debatohet për arritjen e një dakordimi me palën serbe për zgjidhjen e situatës së krijuar me targat e makinave. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se është arritur një marrëveshje në parim.

Zgjim Hyseni i PSD’së thotë se strukturat paralele në veri u barazuan me pjesëtarët e policisë së Kosovës atje.

“Për bindjen time është një lloj pariteti që Kosova e ka pranuar në mes te Njësisë Speciale, që janë institucion legal dhe legjitim i Republikës së Kosovës dhe në anën tjetër strukturave paralele. Pra ka paritet, tërhiqet Njësia Speciale – tërhiqen edhe barrikadat. Kjo i bie që ne jemi duke i trajtuar njëjtë dy palët, policinë e Kosovës me strukturat ilegale që i mban atje Serbia”, thotë Hyseni.

“Fakti që jemi kthyer te zhvendosja prej policisë së Kosovës te KFOR’i është një lloj kthimi në gjendjen e para pavarësisë. KFOR’i po e merr situatën në dorë”, theksoi ai.

“Nëse e dëgjuat Besnik Bislimi tha që Kosova ka pranuar që targat KM me stikers (fletëngjitëse)  të jenë legjitime në veri derisa në jug konfiskohen”, thotë Hyseni.

Me këtë nuk është pajtuar Tomë Gashi i cili edhe ka reaguar.

“Tabelat me stikers nuk lejohen fare, tha se është absurde”, theksoi Gashi.

“Konfiskimi ka filluar prej datës 20 shtator 2021”, sqaroi ai.

“Kjo është vetëm kërkesë e Serbisë”, shtoi Gashi.


(Kosova Sot Online)