“Kurrë nuk të kanë konsideru Vetëvendosje”, Debat i nxehtë mes Hysenit dh Ramabajës

  • A.P /
  • 29 September 2021 - 22:13
“Kurrë nuk të kanë konsideru Vetëvendosje”, Debat i nxehtë mes Hysenit dh Ramabajës

“Kurrë nuk të kanë konsideru Vetëvendosje”, Debat i nxehtë mes Hysenit dh Ramabajës

Debat i nxehtë po zhvillohet  ku analistët po diskutojnë për situatën në veri dhe takimet e palëve në Bruksel.

Derisa, Zgjim Hyseni nga PSD-ja, fliste për statusin e Besnik Bislimit, dhe kuptimin se çfarë ka dashur të thotë, ai ndërprehet nga avokati Tomë Gashi dhe profesori Sadri Ramabaja.

“Ata po thojnë qa po thojnë Serbia, nuk fol more Besniku me pika e presje, po shkruhet me pika me presje”, i drejtohet avokati Gashi.

Ndërsa i shpejtë ishte edhe reagimi i Ramabajës, teksa i thotë Hyseni se a ka mësuar logjik.

“More a ke pas një semestër logjik, por të lutem dëgjoje deri në fund”, i thotë Ramabaja.

“Vec ka mbetur me na msu ti logjikën zotëri Ramabaja dhe kryhet gjithçka”, ia kthen Hyseni.

Ndërsa Ramabaja i thotë se “Po duket që po e duhet me të kthy në klasë të parë”

Hyseni i kërkon Ramabajës të mos bie në këtë nivel, pasi sipas tij, Vetëvendosja nuk po e konsideron atë fare.

“Ramabaja munesh ti me ardh edhe me fol këtu ton ditën, edhe në fund as nuk po të konsiderojnë VV-ja, mos bir në këtë nivel”.

(Kosova Sot Online)