E pranon Ramabaja: Duket se po bëhet një kompromis në Bruksel

  • A.P /
  • 29 September 2021 - 22:55
E pranon Ramabaja: Duket se po bëhet një kompromis në Bruksel

Profesori Sadri Ramabaja thotë se ka dilema rreth pikës së tretë të marrëveshjes për targat në mes të Kosovës dhe Serbisë. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha sot se në Bruksel është arritur në parim një marrëveshje me Serbinë.

“Kjo është arsyeja që kisha rezerva. Kjo është arsyeja pse Enver Hasani sipas mendimit tim ka plotësisht të drejtë. Tërheqja e policisë speciale prej sigurimit të dy pikave kufitare respektivisht sigurimit të policisë sonë, doganierëve dhe pikave kufitare atje është ekskluzivisht delegim dhe duket se është ajo që e tha Dukagjini (Gorani), është një kompromis”, tha Ramabaja.

 

“Ne me këto kompromise duket se do të kemi punë”, shtoi Ramabaja.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, tha se KFOR’it po i kthehet mandati në veri dhe Kosova po tregon se është e paaftë për të krijuar ushtri të paanshme.

Deklaratat Hasani i bëri duke komentuar deklaratat e zv. Besnik Beslimi pas takimit në Bruksel.


(Kosova Sot Online)