Mbi 3 mijë raste aktive me COVID-19 në vend

  • G.G /
  • 30 September 2021 - 08:51
Mbi 3 mijë raste aktive me COVID-19 në vend

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 66 raste pozitive me COVID-19, nga 4320 mostra të testuara, ndërsa janë shënuar dy raste te vdekjes.

Po ashtu gjatë kësaj kohe janë shëruar 221 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.893 qytetarë.

Në total numri i rasteve aktive është 3185.

Siç bën të ditur IKSHPK-ja, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 13.414 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa, që nga fillimi i vaksinimit në Kosovë janë dhënë 1.312.912 doza të vaksinës.

(Kosova Sot Online)