Ministri italian e pranon kritikën “bla, bla, bla” të Gretës, ja si e komenton

  • G.G /
  • 30 September 2021 - 09:12
Ministri italian e pranon kritikën “bla, bla, bla” të Gretës, ja si e komenton

Ministri italian i Klimës, Roberto Cingolani, ka thënë se i pranon kritikat e aktivistes Greta Thunberg, e cila këtë javë i akuzoi politikanët për “30 vite bla, bla, bla”.

Ai i tha televizionit BBC se Thunberg ka ngritur një problem serioz. “Ne nuk ishin të besueshëm në të kaluarën”, tha ministri. Ai gjithashtu i kritikoi ata që duan energji të ripërtëritshme, por që nuk e duan stacionin e rrymës “në pjesën e pasme të oborrit të vet”.

Cingolani po fliste gjatë takimit të ministrave për klimën në Milano për bisedimet përfundimtare të Kombeve të Bashkuara para samitit COP26 në Glasgow, shkruan BBC.

Ata janë nën trysni për t’ua hapur rrugën shefave të tyre, presidentëve e kryeministrave, të cilët do të takohen mes vete në fillim të nëntorit.

Aktivistja e njohur nga Suedia u tall me politikanët gjatë një konference në Milano këtë javë. Ajo tha se politikanët kanë dhënë fjalë e premtime boshe.

Ministri italian tha se ndonëse gjuha e aktivistet ka mundur të jetë provokuese, mesazhi ishte korrekt. “Ne nuk kemi bërë mjaftueshëm”, tha Cingolani.

(Kosova Sot Online)