Tentoi t’i frikësoj disa fëmijë me elektroshok, arrestohet një i dyshuar në Mitrovicë

  • G.G /
  • 30 September 2021 - 10:25
Tentoi t’i frikësoj disa fëmijë me elektroshok, arrestohet një i dyshuar në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë pasi i njëjti dyshohet se ka tentuar që t’i frikësojë disa fëmijë me elektroshok.

Policia e ka konfiskuar elektroshokun, teksa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Ahmet Selaci, Mitrovicë 29.09.2021-11:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me një elektroshok i ka frikësuar disa fëmijë. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar elektroshokun. I dyshuari pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)