Vuçiq: Jemi afër zgjidhjes për targat, duam paqe
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur sot në një konferencë pas takimit që pati me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Nga Nishi, presidenti serb pranoi se janë afër zgjidhjes së një marrëveshjeje me Kosovën për çështjen e targave, dhe se duan paqe.
Ai tutje ka thënë se nuk qesin kushte dhe se dialogu i Bashkimit Europian është themeltar.
Ndryshe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i ka bërë të qartë presidentit serb Aleksandër Vuçiq që Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Europian, pa e zgjidhur çështjen me Kosovën.
(Kosova Sot Online)