Lajçak dhe Escobar drekojnë së bashku në Bruksel pas arritjes së marrëveshjes për targat

  • G.G /
  • 30 September 2021 - 14:24
Lajçak dhe Escobar drekojnë së bashku në Bruksel pas arritjes së marrëveshjes për targat

Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me të dërguarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Bruksel.

Lajçak e ka falenderuar diplomatin amerikan për mbështetjen që i ka dhënë dialogut mes dy shteteve

“E falenderoj Zëvendësndihmës sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euro-Azisë, Gabriel Escobar i cili ka kaluar ditët e fundit në Bruksel në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Unifikimi BE-SHBA është çelësi për sukses në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajcak.

(Kosova Sot Online)