Kilaj prezanton programin për Malishevën: Bashkë e themeluam komunën

  • A.P /
  • 30 September 2021 - 19:27
Kilaj prezanton programin për Malishevën: Bashkë e themeluam komunën

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj përmes një video-adresimi ka shpalosur programin e tij për Malishevën për katër vitet e ardhshme.

Kilaj në paraqitjen virtuale përballë qytetarëve tha se Malisheva është histori krenarie e lavdie për tërë Kosovën, por nuk është komunë që u shërben qytetarëve të saj për shkak të qeverisjes së papërgjegjshme dhe rezultat i një mendësie shpërfillëse e diskriminuese nga një parti provinicale.

“Ne ishim bashkë në ditë të mira e në ditë të vështira. Kur kërkohej mund e sakrificë. Kur duhej të rreshtoheshim në UÇK për lirinë e vendit. Bashkë ishim edhe në përpjekjen për ta bërë Malishevën komunë. Dhe ia arritëm.”, theksoi Kilaj.

Ai tha se qytetarët e Malishevës më 17 tetor e kanë mundësinë të zgjedhin mes dy modeleve: atij të zhvillimit dhe përparimit të Partisë Demokratike të Kosovës ose atij të stagnimit të mëtutjeshëm, popullizimit e fjalëve boshe të partive tjera.

(Kosova Sot Online)