Inspektorati gjobit Stacionin e Autobusëve, shkelën procedurat e punësimit

  • A.P /
  • 30 September 2021 - 22:49
Inspektorati gjobit Stacionin e Autobusëve, shkelën procedurat e punësimit

Stacioni i Autobusëve në Ferizaj është ndëshkuar me një gjobë prej 500 euro nga Inspektorati i Punës për shkak të shkeljes së procedurave të punësimit.

Ky ndëshkim për Stacionin e Autobusëve vjen pas ankesës së Merita Krosa Sadikut e cila kishte aplikuar në pozitën Asistent/e e Zyrtarit të Lartë në këtë ndërmarrje publike komunale, ku ajo ishte ankuar se i ishte shkelur e drejta për punësim të barabartë në institucione publike.

{571838/}

Inspektorati i punës e ka vlerësuar ankesën e Merita Krosa-Sadikut si të bazuar.

Reporteri ka siguruar vendimin e lëshuar nga IP ku thuhet se Ndërmarrja Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” në Ferizaj është përgjegjës për cenimin e dispozitës së nenit 8 pika 1 dhe 2 e Ligjit të Punës e sanksionuar me me nenin 91 pika 1 e Ligjit të Punës për mospërfillje të procedurës ligjore gjatë pranimit të një punëmarrësi në sektorin publik.

(Kosova Sot Online)