Kandidati i Nisma’s për Podujevë: Vozis veturë modeste, Ferrari 70-80 mijë eurosh

  • G.G /
  • 01 October 2021 - 08:35
Kandidati i Nisma’s për Podujevë: Vozis veturë modeste, Ferrari 70-80 mijë eurosh

Kandidati nga NISMA për kryetar të Podujevës, Xhemajl Hasani, i ftuar në një debat zgjedhor për të prezantuar programin e tij për zgjedhjet e 17 tetorit, u pyet edhe për veturën që e posedon.

Ai tha se vozitë një veturë “modeste” të tipit Ferrari.

I pyetur nga gazetarja se si mund të quhet modeste një veturë e tipit “Ferrari” dhe cila është vlera e saj, Hasani duke qeshur thotë se vlera e veturës që vozitë është 70-80 mijë euro.

“Pse? 70-80 mijë euro. Si krejt kandidatët e tjerë”,përgjigjet ai.

Ndërkohë, i njëjti më vonë ka publikuar në rrjete sociale edhe veturën që e posedon.

(Kosova Sot Online)