LAJMI I FUNDIT: Arben Vitia sot dorëhiqet nga posti i ministrit të shëndetësisë

  • G.G /
  • 01 October 2021 - 09:25
LAJMI I FUNDIT: Arben Vitia sot dorëhiqet nga posti i ministrit të shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot do të dalë në konferencë për media, për të lajmëruar dorëheqjen e tij nga kjo pozitë.

Këtë e kanë bërë të ditur për "Kosova Sot Online" burime brenda Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe, për konferencën e Vitisë ka njoftuar sot edhe Zyra e Kryeministrit, përmes një komunikate për media.

Konferenca do të mbahet në orën 11:00, në ndërtesën e Qeverisë.

(Kosova Sot Online)