Eurodeputetja Von Cramon thotë se Kosova bëri mirë që refuzoi projektin e gazsjellësit

  • G.G /
  • 01 October 2021 - 10:26
Eurodeputetja Von Cramon thotë se Kosova bëri mirë që refuzoi projektin e gazsjellësit

Eurodeputetja Viola von Cramon, që vjen nga Partia e të Gjelbërve në Gjermani e ka quajtur lajm të mirë vendimin e qeverisë së Kosovës për të refuzuar projektin e gazifikimit për Kosovën.

Von Cramon ka shkruar në Twitter se vendimi është në të mirën e ambientit dhe në linjë me Planin e Gjelbër Evropian.

“Vendim shumë i mirë. Faleminderit për vendimin qartësisht më miqësor ndaj ambientit  i cili është më i mirë për klimën tonë, për qytetarët tuaj dhe në linjë me Planin e Gjelbër Evropian”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)