Policia e lejon të burgosurin të shkojë në shtëpi gjatë fundjavës, ai arratiset

  • G.G /
  • 01 October 2021 - 10:48
Policia e lejon të burgosurin të shkojë në shtëpi gjatë fundjavës, ai arratiset

Policia ka arrestuar një person të cilit i ishte lejuar të shkojë në shtëpi për fundjavë, derisa ishte në vuajtje të dënimit, dhe më nuk është kthyer

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Qafë Morinë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është shtetas i Shqipërisë.

“Qafë Morinë,  30.09.2021 – 08:50. Është arrestuar i dyshuar mashkull, shtetas i R. Shqipërisë, pasi që i njëjti derisa ka qenë duke vuajtur dënimin dhe është  lëshuar në vikend, duke mos i respektuar vendimin nuk ishte kthyer. I njëjti  është dërguar në vuajtur të dënimit”, ka njoftuar policia.

(Kosova Sot Online)