Arben Vitia jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë
Arben Vitia ka dhënë dorëheqje nga pozita e Ministrit të Shëndetësisë.
Për këtë vendim ka njoftuar vet ai përmes një konference për media, nga objekti i Qeverisë së Kosovës.
“Mua mu dha besimi nga kryeministri Kurti dhe pata privilegjin që të shërbejë me të gjithë fuqinë që disponojë popullit të cilit i përkas në një kohë të vështirë, të dhimbshme dhe me sakrifica. Ju jam mirënjohës përjetë për besimin e dhënë dhe mbështetjen e dhënë. Të nderuar qytetarë. Besoj fuqishëm që së bashku do ta kalojmë këtë test nëse të gjithë e konsiderojmë këtë si sukses tonë”, ka thënë ai.
Me tutje, Vitia ka njoftuar edhe për arsyet e dorëheqjes.
“Më lejoni që të ju njoftojë për një vendim që e kam marrë në bashkërendime me kryeministrin Kurti dhe me LVV-në. Unë sot po e përmbyll angazhimin tim në këtë detyrë me të cilën më ka ngarkuar kryeministri Kurti që do t’i jem mirënjohës jo vetëm për besimin por edhe për mbështetjen. Unë ja transformojw përgjegjësinë stafit të ministrisë, zëvendësministres Dafina Gexha me bindjen e plotë se puna e mirë do të vazhdojë ”, ka thënë Vitia.
Vitia foli edhe për gjendjen pandemike në Kosovë.
“Sot jam i lumtur që para jush mund të them se vala e katërt e pandemisë e dominuar nga varianti Delta për momenti është vënë nën kontroll. Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë ne”, ka thënë ai.
Vitia është kandidat për kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje për Prishtinën.
(Kosova Sot Online)