8 muaj burgim dhe 100 euro gjobë për keqtrajtimin psikik që i shkaktoi nënës

  • G.G /
  • 01 October 2021 - 12:07
8 muaj burgim dhe 100 euro gjobë për keqtrajtimin psikik që i shkaktoi nënës

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj një personi i akuzuar për dhunë në familje. I pandehuri i shkaktoi keqtrajtim psikik nënës së tij.

Atë e shpalli fajtor dhe e dënoi me burgim në kohëzgjatje prej tetë muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej njëqind euro.

“I pandehuri Sh.M. akuzohet se më 16 maj 2021, shtëpinë e tij i shkakton keqtrajtim psikologjik, nënës së tij-të dëmtuarës, S.Q., në atë mënyrë që deri sa është kthyer në gjendje të dehur nga qyteti në shtëpi, fillimisht kërkon që ta takoj djalin e tij, mirëpo me kërkesë të të dëmtuarës, bashkëshortja dhe djali i të pandehurit futën në dhomë dhe e mbyllin me çelës, në ato momente i njëjti fillon t’i bërtas dhe thyen tri tavolina të vogla, një pikturë që ka qenë e varur në mur si dhe hap një dritare me forcë të cilës ia dëmton mbajtësen”, sqaroi Gjykata.

(Kosova Sot Online)