Kjo është pasuria e ministres së re të Shëndetësisë, kaq para ka në bankë (Dokument)
Dafina Gexha-Bunjaku do të jetë ministre e re e Shëndetësisë pas dorëheqjes së Arben Vitisë. Ky i fundit do të garojë për t’u bërë kryetar i Prishtinës. Por, cila është pasuria e saj?
Gexha Bunjaku merr një pagë të majme nga IKShPK-ja ku punonte si epidemiologe sipas të dhënave nga IKShPK. 7800 euro i mori nga paga e rregullt, derisa 1750 i mori nga shtesat për pandemi.
Bashkëshorti del se i paguhet nga Lëvizja Vetëvendosje, partia politike, me 7200 euro në vit.
Gexha në seksionin e Pasurisë së Paluajtshme ka dekalruar një shtëpi e një banesë. Shtëpia i kushton 100 mijë euro. Banesa i kushton 65 mijë.
Ministrja e re e Shëndetësisë ka deklaruar edhe para të gatshme në bankë, goxha shumë.
Vlera e përgjitshme e parave në bankë është 32 mijë e 441 euro. Ndërkohë, 2300 euro prej tyre përshkrimi i është vënë mjaft interesant: “Dhuratë nga gjyshërit për secilën ditëlindje.”
(Kosova Sot Online)