Teologu kosovar denoncon skandalin e Edi Ramës me arabët

  • G.G /
  • 01 October 2021 - 13:24
Teologu kosovar denoncon skandalin e Edi Ramës me arabët

Teologu Mustafë Bajrami i ka reaguar ashpër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për një fyerje që ua bëri arabëve gjatë vizitës së tij në Emirate.

Mënyra se si është ulur Rama në takimin zyrtar, është skandaloze dhe Bajrami, si njohës i mirë i botës arabe, reagoi në rrjetin social Facebook.

“A ka këshilltarë Edi Rama?!

Kjo ulje kështu për arabët konsiderohet ndër fyerjet më të rënda. Kanë ndodhur raste të pakëndshme e incidente serioze midis liderëve në raste të këtilla. Për disa vende protokolli është i barabartë gati me kushtetutën. Aq shumë e tjerrin. Ndër to janë Emiratet ku tani është Edi, por edhe Turqia. E sa për Turqinë mendoj se atje ja kanë treguar "shartet e turqnisë" me vakt e se lënë bash lehtë me gabue...!, ka shkruar Bajrami.

https://www.facebook.com/mustafe.bajrami.104/posts/571370627445514

(Kosova Sot Online)