Arben Vitia i shmanget pyetjes rreth rikthimit në ministri nëse i humbë zgjedhjet në Prishtinë

  • G.G /
  • 01 October 2021 - 13:26
Arben Vitia i shmanget pyetjes rreth rikthimit në ministri nëse i humbë zgjedhjet në Prishtinë

Ministri Vitia i është shmangur pyetjes lidhur me humbjen eventuale në Prishtinë.

Në konferencën për media, e cila përfundoi para pak çastesh dhe që rezultoi me dorëheqjen e ministrit të deritanishëm të shëndetësisë, ai tha se kësaj pyetje do t’i përgjigjet gjatë fushatës.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat me 17 Tetor në kryeqytet, teksa postin e tij të paktën përkohësisht do ta mbajë zëvendës-ministrja aktuale, Dafina Gexha.

(Kosova Sot Online)