12 kandidatët më aktiv për kryetar në rrjetet sociale

  • G.G /
  • 01 October 2021 - 13:28
12 kandidatët më aktiv për kryetar në rrjetet sociale

“Shumica prej tyre po. Zakonisht kjo ndodh nga kandidatët/partitë në komunat më të zhvilluara, ku përdoruesit e rrjeteve sociale janë më të shumtë dhe aktivë në faqet kandidatëve/partive për të shikuar programin, vizitat ditore dhe premtimet që japin kandidatët. Gjithashtu, aktivitet të shtuar nga një kandidat/parti kemi në komunën ku ata presin rezultat të mirë. Janë të pakët ata kandidatë të cilët nuk kanë faqe të tyre dhe që aktivitet ua pasqyron faqja e partisë. Vlen të theksohet që pjesa më e madhe e aktivitetit të kandidatëve është i fokusuar në Facebook”, shton ai.

Në fund, Kryeziu shprehet se është mjaftë i nevojshëm nga ana e kandidatëve angazhimi i ekipeve profesionale në menaxhimin e rrjeteve të tyre sociale.

“Angazhimi i një ekipi profesional, kjo është bazike dhe shumë e nevojshme. Video të shkurta, të punuara në mënyrë kreative. Në fund, një pjesë e postimeve të bëhen ‘boost’, në mënyrë që postimet të shfaqen sa më shumë tek votuesit potencial”, ka përfunduar Kryeziu.

Më poshtë janë kandidatët që kanë më së shumti aktivitet (reagime në postime, komente dhe shpërndarjet), nga katër partitë më të mëdha garuese.

Sot bëhen dy javë që kur ka filluar zyrtarisht fushata e partive politike për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Krahasuar me zgjedhjet e kaluara, për njohësit e rrjeteve sociale pandemia COVID-19 ka ndryshuar formën se si partitë janë duke bërë fushatë.

Për menaxherin e rrjeteve sociale në Telegrafi.com, Arbios Kryeziu vendosja e masave kundër COVID-19 ka bërë që partitë ta ndryshojnë formën për ta bindur elektoratin e tyre.

“Normalisht që po. Kjo së pari për shkak të rregullave kundër COVID-19 nga Qeveria e Kosovës, por edhe një pjesë e qytetarëve refuzojnë të takohen me kandidatë në vende të mbyllura me shumë njerëz ku masat nuk respektohen. Gjithashtu edhe presioni nga mediet, të cilat nuk ngurrojnë të raportojnë sa herë që shikojnë se një tubim ka thyer rregullat, dhe thirrja e shoqërisë civile për të shkurtuar fushatën dhe kalimin e saj medie online e debate televizive. Nisur nga kjo, edhe është ndryshuar forma e të bërit fushatë”, thotë Kryeziu.

Ai shton se pjesa më e madhe e aktivitetit nga kandidatët e partive është i fokusuar në Facebook.

(Kosova Sot Online)