Sa vetura të serbëve me 'tabela ilegale' janë në Kosovë?

  • G.G /
  • 01 October 2021 - 13:51
Sa vetura të serbëve me 'tabela ilegale' janë në Kosovë?

Që nga pas lufta në komunat me shumicë serbe në Kosovë qarkullojnë vetura me tabela të lëshuara nga Qeveria e Serbisë. Targat që mbajnë shkurtesat e emrave të qyteteve “KM”, PZ” e të ngjashme për Qeverinë e Kosovës janë ilegale.

Por, me të tilla në Kosovë janë pajisur hiq më pak se 9 mijë automjete.

Kështu ka bërë të ditur Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sipas të cilit qarkullimi i rreth 9 mijë veturave me këso lloj targash nuk do të pengohet, dhe se nuk përmendi vënien e letrave ngjitëse mbi simbolet e tyre sic parasheh marrëveshja e arritur në Bruksel.

“Do të vlejnë edhe targat e Serbisë të lëshuara për qytetet Mitrovicë, Prishtinë, Gjilan e Ferizaj. Ata që i kanë ato, e që janë rreth 9.000 vetura, do të mund të lëvizin lirshëm nëpër Serbinë qendrore dhe në veri të Kosovës, askush nuk do t’i pengojë e as nuk do t’ua marrë”, ka thënë Vuçiq derisa foli për marrëveshjen e arritur në Bruksel për targat.

Ndërsa nga Kryeministria e Kosovës për lejimin e qarkullimit të këtyre targave brenda territorit të Kosovës është deklaruar Albin Kurti përmes një postimi ne rrjetin social “facebook” se të gjitha targave të Serbisë pa dallim do t’iu mbulohet po ashtu simboli i tyre në territorin e Kosovës.

“Meqë targave të Republikës së Kosovës në Serbi do t’iu mbulohet simboli shtetëror, të gjitha targave të Serbisë pa dallim do t’iu mbulohet po ashtu simboli i tyre në territorin e Kosovës”, nënkuptohet se edhe këtyre targave do t’u mbulohen simbolet shtetërore.

(Kosova Sot Online)