AUV: Është paraqitur një rast i gripit të shpezëve Avian Influnza në Podujevë

  • E.K /
  • 01 October 2021 - 16:14
 AUV: Është paraqitur një rast i gripit të shpezëve Avian Influnza në Podujevë

Është paraqitur një rast i gripit të shpezëve Avian Influnza në komunën e Podujevës fshati Sekiraqë.

Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë janë ndërmarrë të gjitha veprimet për parandalim të përhapjes se sëmundjes ku përfshihet edhe asgjësimi i shpezëve ne fermën e prekur.

Po ashtu janë duke u kryer të gjitha hulumtimet epidemiologjike në fermat në zonën e prekur në perimetër prej 3km. Jemi duke i kryer të gjitha veprimet tjera sipas legjislacionit në fuqi.

AUV ka sugjeruar se cfarë duhet të bëni si fermer për tu mbrojtur nga infektimi i fermës tuaj:

· Parandaloni kontaktin e shpezëve të tjera me shpezët tuaja,

· Mbani shpezët në kushte të mira,

· Mos shkoni në panaire, tregje, ekspozita apo vende tjera ku ka shpezë dhe zogj.

· Vendosni masat e biosigurisë ne fermë

· Vendos dezbarierat në hyrje dhe dalje të fermës,

· Zvogëloni dhe kontrolloni hyrjet e njerëzve,

Pastroni dhe dezinfektoni objektet dhe pajisjet, veshjet dhe mbathjet e personave në kontakt me shpezët,

· Nëse vëreni shenja të sëmundjes lajmëroni autoritetin kompetent,

· Nëse keni ngordhje, njofto autoritetin i cili do të ju ndihmoj për asgjësim,

· Në asnjë rast mos i hidhni në hapësira publike shpezët e ngordhura.

Raportoni në numrin:

0800 111 22 Pa pagese 24h.

(Kosova Sot Online)