Refuzimi i arsyeshëm i gazit nuk e shpëton Albin Kurtin nga 'anti amerikanizmi'

  • E.K /
  • 01 October 2021 - 17:28
Refuzimi i arsyeshëm i gazit nuk e shpëton Albin Kurtin nga 'anti amerikanizmi'

Të enjten ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, tha se qeveria nuk do të çojë përpara projektin për lidhjen me një gazsjellës ekzistues me Maqedoninë e Veriut, një projekt i propozuar nga Korporata amerikane, Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC).

Në një konferencë të shkurtër me gazetarë, ajo tha se Kosova ka nevojë për më shumë informata për të qenë më e sigurt se ndërtimi i infrastrukturës së gazit është opsioni më i mirë për tranzicionin energjetik, ndërsa MCC-ja ka afate të përcaktuara kohore për zhvillim dhe nënshkrim të programit të saj.

“Në këtë situatë, përballë afateve kohore që ka MCC-ja, ne kemi vendosur të ecim tutje dhe ta shfrytëzojmë investimin e alokuar për programin e Kompaktit për investime me risk më të ulët, por që gjithashtu ndihmojnë Kosovën në cakun drejt dekaorbonizimit të sektorit të energjisë dhe krijojnë kushte për zhvillim ekonomik dhe zhvillim të sektorit privat”, tha ministrja Rizvanolli.

Përfaqësues nderkombetarë, shoqeria civile dhe disa parti opozitare, kanë reaguar pas ketij vendimi te qeverise për ndërtimin e infrastrukturës së gazit natyror.

Nga opozita për kryeministrin Albin Kurti nuk munguan kritikat për 'antiamerikanizmin' derisa përfaqësues ndërkombëtar, profesor e njohës të kësaj fushe, kanë dal në krah të vendimit të qeverisë, duke sqaruar edhe arsyejen se pse ky refuzim është vendim i duhur.

Eurodeputetja Viola von Cramon, që vjen nga Partia e të Gjelbërve në Gjermani e ka quajtur lajm të mirë vendimin e qeverisë së Kosovës për të refuzuar projektin e gazifikimit për Kosovën.

Von Cramon ka shkruar në Twitter se vendimi është në të mirën e ambientit dhe në linjë me Planin e Gjelbër Evropian.

“Vendim shumë i mirë. Faleminderit për vendimin qartësisht më miqësor ndaj ambientit  i cili është më i mirë për klimën tonë, për qytetarët tuaj dhe në linjë me Planin e Gjelbër Evropian”, ka shkruar ajo.

Refuzimi i gazsjellësit nga Kosova po cilësohet i arsyeshëm nga Geri Selenica nga ACSS.


Sipas tij,Qeveria e Kosovës duhet të fokusohet tek thengjilli, pasi ka rezervën më të madhe në Europë


Sipas tij, ideja se do ta prodhojmë rrymën në Kosove me gaz importi është një tallje me Kosovën dhe përfitim nga injoranca dhe servilizmi i disa politikanëve.


"Interesi strategjik real i SHBA është pavarësia energjitike e Kosovës dhe nuk ka nevojë SHBA të futet në konkurencën e tregtarëve të gazit" shkruan ai.


Ndersa, profesori kosovar, Nexhat Buzuku, thotë se Kosova nuk është koloni qē tē pranojë projekte të imponuara dhe fiktive.


Ai ka numēruar edhe arsyjet se pse nuk duhet Kosova tē pranojë projekte qē lidhen me energjinē.


"Sepse, i ka burimet e veta energjetike;Sepse, çdo projekt eksperimental e dëmton ekonominë e Kosovës;Sepse, vetëm një vend me statusin e kolonisë mund tē pranojë çfarëdo qe i servohet, qoftë edhe ndonjë projekt fiktiv;Sepse çfarēdo projekti eksperimental paguhet nga taksapaguesit e Kosovës dhe jo nga ata që po manipulojnë me qytetarët se kinse po refuzohet gazsjellësi amerikan!Sepse, SHBA nuk ka gazjellës në Evropë;Sepse, nuk kemi nevojë të ns sjellin të tjerin gazin me kamionë e të paguajmë me çmimr të shtrenjta kur i kemi burimet energjetike këtu;Gajzsjellësi në Maqedoni vjen nga Azerbejxhani dhe nuk vjen as nga Amerika as nga Rusia. Kosova nuk është pronë private siç është trajtuar deri me tani nga politikanët analfabetë!Prandaj, leni gënjeshtrat se u bëtë ma gaz se gazi!" shkruan ai ne Facebook.

Më i zëshmi kundër këtij vendimi, ka dal ish-kryeministri Ramush Haradinja, tani kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Përmes një konferencë të thirrur për media, Haradinaj ka thënë se vendimi për refuzimin e gazsjellësit dhe e projektit në përgjithësi është vendimi më anti-shqiptar ndonjëherë.

“Ky njeri po dje ka marrë vendimin më antishqiptar e antiamerikan në historinë e Kosovës, Refuzimi i Qeverisë për tubacionin e gazit është goditje e drejtpërdrejt ndaj shtetit, është hapje e derës për gazin rus dhe Rusinë. Ky njeri e ka nisë epokën anti-Kosovë dhe anti-Amerikë. Jam i sigurtë se nuk ka me pasë sukses. Albin Kurti me dy veprimet e fundit e ka rreziku shtetin e Kosovës, e ka shkelë betimin e tij si kryeministër. Ky njeri i ka plotësuar të gjitha kushtet për të dhënë dorëheqje, mbetja e tij në këtë detyrë është e rrezikshme për vendin. Unë me kohë e kam vërejtë se është i rrezikshëm për vendin’, tha mes tjerash Haradinaj.

Lideri i partisë Nisma socialdemokrate, Fatmir Limaj pas ketij vendimi ka thënë se Kosova ka një qeveri arrogante, që përveç asaj ka edhe një opozitë parlamentare të përgjumur e në disa raste edhe servile.

Ai shtroi pyetjen se si ka mundësi që partitë parlamentare opozitare të mos i mbledhin nënshkrimet e deputetëve për të thirrur seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutohej për refuzimin e projektit amerikan të gazit nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe nënshkrimit të marrëveshjes për targat

 

“Kosovës sot i duhet një opozitë e fuqishme, e cila mbron parime e qëndrime në interes të vendit. Si ka mundësi që partitë parlamentare opozitare të mos i mbledhin nënshkrimet e deputetëve për të thirrur seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutohej për refuzimin e projektit të gazsjellësit amerikan nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe nënshkrimit të marrëveshjes për targat, ku faktikisht përmes asaj marrëveshje qeveria Kurti ka pranuar që në veriun e Kosovës të ushtroj sovranitetin edhe qeveria e Serbisë!

Sot më shumë se kurrë Kosovës i duhet një opozitë parlamentare aktive, e cila përmes mekanizmit të Kuvendit do t’i kërkonte përgjegjësi kësaj Qeverie për dëmet që po ia shkakton vendit. FL”, thuhet në postim.

Ndersa ssh-shefja e grupit negociator të Kosovës, Edita Tahiri e ka quajtur Qeverinë Kurti si antiamerikane.

Ish-ministrja ka thënë se vendimi i Qeverisë për gazsjellësin është i rrezikshëm për interesat e Kosovës.

“Nuk eshte befasues vendimi anti-amerikan i qeverise aktuale per gazjellesine. Anti-amerikanizmi i VV dhe liderit te saj eshte manifestuar vazhdimisht. Ky eshte nje zhvillim i rrezikshem per interesat gjeostrategjike te Kosoves, te cilat duhet te jene ne linje me perendimin dhe pro-amerikane. Pyetja eshte se per kend punon VV dhe Qeveria Kurti” shkruan Edita Tahiri në reagim.

Instituti për Politika Zhvillimore(INDEP) i ka reaguar ashpër qeverisë së Kosovës për refuzimin e projektit të gazit amerikan.

INDEP ka thënë se e sheh me shqetësim këtë vendim të qeverisë dhe formën se si ai është marrë.

Kjo organizatë i ka kerkuar qeverisë që urgjentisht t’i sqarojë rrethanat e refuzimit të gazit amerikan

(Kosova Sot Online)