Edi ​Rama takohet me Borrell, diskutojnë për procesin e zgjerimit dhe samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor

  • E.K /
  • 01 October 2021 - 17:54
Edi ​Rama takohet me Borrell, diskutojnë për procesin e zgjerimit dhe samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi sot në takim në Abu-Dabi me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për marrëdhëniet e jashtme dhe politikën e sigurisë, Josep Borrell.

“Takimi me Josep Borrell, kryediplomatin e BE- së dhe ndërmjetësuesin e bisedimeve Kosovë-Serbi, me të cilin folëm për samitin e javës së ardhshme mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, për panoramën e situatës në rajon, si edhe për konfliktin e hapur nga Bullgaria me Maqedoninë e Veriut, ku është marrë peng edhe Shqipëria”, shpreh Rama për takimin.

Edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së, ndau një foto nga takimi me kryeministrin Edi Rama.

“Takova kryeministrin Edi Rama në ËPC 2021. Ne diskutuam për zgjerimin, samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor dhe nevojën për rezultate konkrete. Me rëndësi të ruajmë vrullin e reformës në rajon si dhe besueshmërinë e BE-së”, tha Borrell, duke informuar mbi këtë takim.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe, si i ftuar nderi në “Ëorld Policy Conference”

(Kosova Sot Online)