Dy lagjet e Prishtinës që nesër gjatë ditës s’do kenë ujë

  • G.G /
  • 01 October 2021 - 18:20
Dy lagjet e Prishtinës që nesër gjatë ditës s’do kenë ujë

Kompania Ujësjellësi Regjional “Prishtina” ka njoftuar se nesër në lagjen e ‘Muhaxhirëve’ dhe lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë.

Sipas Ujësjellësit Regjional, reduktimet janë rrjedhojë e punimeve që do të kryhen në terren, përkatësisht ndërrimin e një gypi të ujit.

“Gjatë ditës së nesërme, 2 tetor 2021 (e shtunë) duke filluar nga ora 10:00-18:00 do të realizohen punime teknike në infrastrukturë, konkretisht do të ndërrohet gypi i ujit AC fi 350 mm, dhe do të vendoset gyp i ri. Përgjatë punimeve, ne jemi të detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm për dy lagje të Prishtinës: Lagjja e “Muhaxhirëve” dhe lagjja ”Bregu i Diellit“’, thuhet në njoftimin e KRU Prishtina.

https://www.facebook.com/kurprishtina/posts/2003455823135366

(Kosova Sot Online)