Ndërron jetë babai i katër dëshmorëve, Miftar Kiqina

  • E.K /
  • 01 October 2021 - 20:53
Ndërron jetë babai i katër dëshmorëve, Miftar Kiqina

Miftar Kiqina, babai i katër dëshmorëve, ka ndërruar jetë sot.

Lajmin e bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të babait të katër Dëshmorëve, Miftar Kiqina. Ai u bashkua në paqen e përjetshme me Afrimin, Bajramin, Fatonin dhe Ramizin. Ndajmë dhembjen me familjen, miqtë dhe bashkëluftëtarët. Baci Miftar u prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj në postimin e tij.

(Kosova Sot Online)