Autobusi i stërmbushur me udhëtarë qarkullon nëpër rrugët e Prishtinës, sfidon masat e Qeverisë

  • E.K /
  • 01 October 2021 - 23:01
Autobusi i stërmbushur me udhëtarë qarkullon nëpër rrugët e Prishtinës, sfidon masat e Qeverisë

Masat e Qeverisë për parandalimin e coronavirusit po hasin në vesh të shurdhër dhe kjo midis kryeqytetit ku në vazhdimësi ka numër të madh të policëve por edhe inspektorë. Një shkelje e masave ka ndodhur edhe me një autobus urban në Prishtinë, i cili është stërmbushur me udhëtar.

masa

Në një fotografi të publikuar nga Vrojtuesit e Lagjes në Prishtinë, shihet se si në këtë autobus udhëtarët jo vetëm që kanë zënë të gjitha ulëset e autobusit, mirëpo qëndrojnë edhe në këmbë.

Kujtojmë se me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës operatorët e transportit rrugor lejohen të punojnë duke shfrytëzuar vetëm 50% të kapacitetit të ulëseve.

(Kosova Sot Online)