Luan Krasniqi befason me fjalët për Donika Gërvallen

  • E.K /
  • 02 October 2021 - 09:13
Luan Krasniqi befason me fjalët për Donika Gërvallen

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, të premten me rastin e 77 vjetorit të lindjes së Jusuf Gërvallës ka bërë një postim në Facebook.

Ai ka shkruar se “sot përkulemi para veprës së Jusuf Gërvallës, nderojmë kujtimin për të dhe ngremë dolli për shpirtin e tij të bardhë”.

Po ashtu, në këtë postim ai ka shpërndarë edhe këngën e njohur të Gërvallës, “Kënga e Bilbilit”.

Po në këtë postim, ka reaguar edhe ish boksieri mirënjohur shqiptar, Luan Krasniqi, ku ka thënë për Jusuf Gërvallen se ishte personalitet i shquar i Kombit shqiptar.

Gjithashtu, Krasniqi ka thënë se shqiptarët janë me fat që vajza e Jusuf Gërvallës, Donika (Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës) e përfaqëson Kosovën me dinjitet anë e kënd botës.

“Lavdi jetës dhe veprës Jusuf Gervallës, ishte dhe mbeti personalitet i shquar i Kombit tonë, sot kemi fat që vajza e tij, Donika e përfaqëson Kosovën me dinjitet anë e kënd botës dhe sidomos në Gjermani, vendin ku jetojë, vendin mik të Kosovës”, ka komentuar Krasniqi.

Ndryshe, javë më parë u përmend se Krasniqi do të jetë ambasador i Kosovës në Gjermani, por ky i fundit e ka mohuar një gjë të tillë.

(Kosova Sot Online)