Qytetari e bën për spital policin, po i shqiptonte një gjobë trafiku

  • E.K /
  • 02 October 2021 - 10:16
 Qytetari e bën për spital policin, po i shqiptonte një gjobë trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një qytetar, pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.

Sipas policisë, deri tek sulmi ka ardhur pasi zyrtari policor po i shqiptonte një gjobë trafiku qytetarit.

Pas këtij sulmi, polici ka pranuar trajtim mjekësor.

“Rr. Dëshmorët  e Kombit, Prishtinë 02.10.2021-00:05. Është arrestuar i dyshuari mashkulli  kosovar pasi që i njëjti gjatë shqiptimit të një tikete e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)