Qeveria e Serbisë: Jemi të kënaqur me fazën e parë të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit

  • E. /
  • 02 October 2021 - 11:44
Qeveria e Serbisë: Jemi të kënaqur me fazën e parë të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, deklaroi se sot “tërheqja e Njësive Speciale të policisë po vazhdon siç është rënë dakord në Bruksel”.

Sipas tij “Serbia mund të jetë e kënaqur me rezultatin e fazës së parë të zbatimit të marrëveshjes për targat”.

“KFOR -i erdhi, i cili ka mandatin të jetë atje, dhe njerëzit tanë do të tërhiqen nga rrugët. I gjithë tranzicioni ka filluar , ne jemi në fazën e parë të zbatimit të marrëveshjes nga Brukseli, dhe regjimi i letra të targave do të fillojë të hënën, “tha Petkoviq për TV Prva.

(Kosova Sot Online)