“Ooo hut..”, Ajazi i reagon Lladrovcit pas përplasjes në Frontal

  • E.K /
  • 02 October 2021 - 12:38
 “Ooo hut..”, Ajazi i reagon Lladrovcit pas përplasjes në Frontal

Kandidati i iniciativës Demokratët për Drenasin për komunën e Drenasi, Driton Ajazi i ka reaguar kandidatit të PDK-së, Ramiz Lladrovci, pasi ky i fundit në një emision e quajti ‘Hut’.

Ajazi i cili dikur ishte në PDK, përmes një postimi në Facebook ka thënë se ‘kryetarit në ikje iu hoq maska, duke përdorur gjuhë denigruese, duke ofenduar qytetarët e Drenasit me sjellje arrogante e diktatoriale.

“Edhe sonte u vërtetua që kur të dalin të vërtetat në shesh, ai gjenë mbështetje vetëm tek ofendimet. Kjo është arsye e fortë që së bashku me votën plebishitare këtë kryetar ta dërgojmë në pension. Ne nuk dorëzohemi përballë nje njeriu që ka ndaluar dhunshëm ndryshimin për një jetë me të mirë për qytetarët tanë. Ne do mbrojmë demokracinë e qytetarëve tanë dhe do sjellim një të ardhme më të mirë për Drenasin që e duam”, shkroi Ajazi në Facebook.

Dje në një emision u zhvillua debat i nxehtë mes kandidatëve për kryetar të komunës.

(Kosova Sot Online)