Krokodili kafshon dronin në ajër, kameramani thotë se s’di si t’i tregojë shefit

  • E.K /
  • 02 October 2021 - 12:54
 Krokodili kafshon dronin në ajër, kameramani thotë se s’di si t’i tregojë shefit

Një krokodil është incizuar duke kafshuar një dron që po fluturonte afër tij, mbi sipërfaqen e ujit. Incizimi nuk është shkatërruar nga sulmi dhe është publikuar në medie.

Transmetuesi australian ishte duke marrë pamje në parkun “Crocodylus Park” në Darëin me rastin e 50-vjetorit të ndalimit të gjahut të krokodilëve në atë zonë, shkruan BBC.

E përgatita dronin dhe e vendosa mbi kokën e tij dhe përderisa po e bëja këtë, shikova nga laguna dhe pashë një krokodil vertikalisht jashtë ujit dhe e dëgjova zhurmën e madhe të shtrëngimit të nofullave të krokodilit që u bashkuan”, tha kameramani i televizionit ABC, Dane Hirst.

“E shikova kontrollorin për t’u siguruar që ishte vetëm një ekran bosh dhe që s’kishte lidhje me pamjen. Mendova “o, ky ishte një dron krejt i ri, do të jetë vërtet vështirë për t’ia shpjeguar shefit”.

Krokodili e largoi dronin nga uji, duke mundësuar që pamjet e jashtëzakonshme të nxirreshin nga pajisja fluturuese.

(Kosova Sot Online)