Lexoni edhe:
Protestuesit serbë po kërkojnë që njëherë të largohet Njësia Speciale
Në një prej pikave në Jarinjë ku janë të grumbulluar disa protestues serbë është ndalur edhe një kordon i Policisë së Kosovës, të cilët janë interesuar për një kamion që vazhdon të qëndrojë ende i barrikaduar në një skaj të rrugës.
Një përfaqësues i Policisë së Kosovës është afruar për komunikim me protestuesit për t’i pyetur rreth atij kamioni, megjithatë është larguar menjëherë pas pak çastesh pa ndonjë përgjigje.
Protestuesit serbë po kërkojnë që njëherë të largohet Njësia SpecialeLexoni edhe:
Më pas, përfaqësuesi i Policisë ka pasur edhe një komunikim me përfaqësues të KFOR-it, dhe janë tërhequr përsëri në pozicionin fillestar, para se të nisnin largimin.
Një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është dëgjuar teksa thotë se “Ne e kemi planin tonë”
Derisa numri i pjesëtarëve të KFOR-it është rritur.
Ende mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë.
(Kosova Sot Online)