Kamioni me mbishkrim s’largohet, serbët e lëvizin vetëm disa metra

  • G.G /
  • 02 October 2021 - 13:15
Kamioni me mbishkrim s’largohet, serbët e lëvizin vetëm disa metra

Një kamion që është vendosur si barrikadë që nga 20 shtatori e që ka të varur një mbishkrim për asociacionin po vazhdon të mbetet ende në afërsi të një grupi protestuesish serbë.

Pas një përpjekje të Policisë së Kosovës për të marrë vesh se çfarë po ndodhë më atë kamion që po vazhdon të qëndrojë aty dhe pas diskutimeve me KFOR-in, ai kamion është zhvendosur vetëm për pak metra në hapësirën e njëjtë, pro nuk është larguar.

Policia e Kosovës ndërkohë është kthyer në pozicionin fillestar, edhe pse kishte nisur largimin.

Aty gjenden pjesëtarët e KFOR-it që po vëzhgojnë situatën.

(Kosova Sot Online)