Largohet edhe kamioni i fundit me mbishkrimin për asociacionin

  • E.K /
  • 02 October 2021 - 14:06
 Largohet edhe kamioni i fundit me mbishkrimin për asociacionin

Largohet edhe kamioni i fundit me mbishkrimin “Mirësevini në Asociacionin e Komunave Serbe” që ka qëndruar afër rrugës në Jarinje, raporton Gazeta Express

Në një prej pikave në Jarinjë ku janë të grumbulluar disa protestues serbë është ndalur edhe një kordon i Policisë së Kosovës, pasi kamioni nuk ishte larguar nga rruga.

Më pas, përfaqësuesi i Policisë ka pasur edhe një komunikim me përfaqësues të KFOR-it, dhe janë tërhequr përsëri në pozicionin fillestar, para se të nisnin largimin.

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është dëgjuar teksa thotë se “Ne e kemi planin tonë”

Derisa numri i pjesëtarëve të KFOR-it është rritur.

(Kosova Sot Online)