Trump i kërkon gjykatësit riaktivizimin e profilit të tij Twitter

  • A.P /
  • 02 October 2021 - 15:27
Trump i kërkon gjykatësit riaktivizimin e profilit të tij Twitter

Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka kërkuar një gjykatësi federal të Florida-s, që të detyrojë Twitter që të riaktivizojë profilin e tij. Në muajin korrik të këtij viti, ish kreu i Shtëpisë së Bardhë hodhi në gjyq Twitter, Facebook dhe administratorët e tyre të deleguar, duke deklaruar se kanë bllokuar në mënyrë të paligjshme qëndrimet konservatore në vend.

Kërkesa e Trump për një gjyq paraprak ndaj Twitter u prezantua të premten në Miami, duke akuzuar rrjetin social se ka fshirë profilin e tij nga platforma në muajin janar pas presionit të kundërshtarëve politikë të ish presidentit.

Twitter refuzon të komentojë çështjen dhe përfaqësuesit ligjorë të Trump nuk i janë përgjigjur kërkesës për një koment nga ana e agjencisë së lajmeve Reuters.

(Kosova Sot Online)