Vaksina anti-COVID do të jetë e detyrueshme për fëmijët mbi 12-vjeç

  • A.P /
  • 02 October 2021 - 16:19
Vaksina anti-COVID do të jetë e detyrueshme për fëmijët mbi 12-vjeç

Guvernatori i Kalifornisë në SHBA, Gavin Newsom, publikoi qarkoren e cila njofton se vaksina kundër COVID-19 do të jetë e detyrueshme në të gjithë rajonin për nxënësit klasave të 7-të deri në klasën e 12-të.

Për herë të parë në SHBA, menjëherë pas miratimit nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave u njoftua se në shtetin e Kalifornisë vaksina kundër COVID-19 do të jetë e detyrueshme për të gjithë fëmijët mbi 12-vjeç.

Guvernatori Newsom në një shkollë në San Francisco ka thënë se në rastin e miratimit të vaksinës për fëmijët mbi 12-vjeç do të fillohet vaksinimi i këtij grupi që nga janari 2022 dhe se fëmijët deri në klasën e 6-të do të vaksinohen gradualisht pas një miratimi të ri nga FDA.

Rreth vendimeve që kanë marrë në kuadër të përpjekjeve për vënë nën kontroll pandeminë e COVID-19, guvernatori shtoi se “nevojitet një luftë më e vështirë për të arritur objektivin tonë”.

Në SHBA, miratim të plotë nga FDA për personat mbi 16-vjeç ka marrë vetëm vaksina kundër COVID-19 e Pfizer-BioNTech ndërsa që nga muaji maj ka leje për përdorim emergjent edhe për vaksinimin e fëmijëve të moshës 12-15 vjeç.

Për vaksinimin e fëmijëve të moshës 5-11 vjeç, shihet mundësia që leja për përdorim emergjent të lëshohet në muajin nëntor.

(Kosova Sot Online)