Italia bëhet gati për zgjedhjet administrative

  • A.P /
  • 02 October 2021 - 18:48
Italia bëhet gati për zgjedhjet administrative

Më shumë se 12 milion italianë do të votojnë të dielën dhe të hënën në 1.192 komuna. Qendrat e votimit do  të qëndrojnë të hapura nga ora 7 deri në 23 të dielën, dhe nga ora 7 deri në 15 të hënën.

Numërimi i votave do të nisë menjëherë pas mbylljes së qendrave. Janë gjashtë rajonet, mes të cilave kryeqyteti dhe 3 qytetet më të populluara të Italisë: Roma, Milano, Napoli, Torino, Bolonja, Trieste. Duke pasur së bashku 6 milion banorë, këto qytete përfaqësojnë gjysmën e votave në lojë.

Raundi i balotazhit për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të kryebashkiakëve, që prek vetëm 119 komuna me më shumë se 15 mijë banorë, do të zhvillohet të dielën 17 dhe të hënën 18 tetor Giuseppe Conte mbylli fushatën e tij elektorale së bashku me Fiko-n dhe Di Maio në Napoli, ku do të zgjidhet pasardhësi i Luigi de Magistris.

Në Siena ishte Enrico Letta, i cili prej muajsh përpiqet të arrijë marrëveshje me Konte-n për të shkurtuar distancat mes zgjedhësve respektivë. Milano do të vendosë nëse do të vazhdojë ose jo me Bepe Sala, Për Salvinin dhe Melonin dhe qendrën e djathtë ishte një fushatë e tensionuar elektorale për shkak të garës brenda partisë dhe zgjedhjes së kandidatëve.

Ende pezull një emër fituesi në Torino dhe Romë., ku Virxhinia Raxhi kërkon një mandat të radhës. Përtej betejës së drejtpërdrejtë të kandidatëve për bashkitë, rezultati i zgjedhjeve do të jetë dhe një përgjigje për sfidat brenda koalicioneve aktuale.

(Kosova Sot Online)