Ish presidentja: Më ngacmojnë dhe drogojnë në burg

  • A.P /
  • 02 October 2021 - 19:36
Ish presidentja: Më ngacmojnë dhe drogojnë në burg

Ish presidentja e Bolivisë, Jeanine Anez, denoncoi gjatë një seance gjyqësore se vuan nga anoreksia në burgun ku gjendet për të vuajtur dënimin, pasi u shpall fajtore për organizimin e një grushti shteti.

Në seancën e cila u bë me anë të lidhjeve video, ish presidentja lexoi deklaratën e saj, duke shpjeguar se po humbet kujtesën dhe se është viktimë e dhunës dhe torturës psikologjike.
Anez u shpreh se i jepen ilace që kanë pasoja të dyshimta dhe në disa raste i kanë dhënë vetëm gjumë e madje i kanë shkaktuar halucinacione.

Ajo tha se një grup grash në burgun e Miraflores, ku vuan dënimin prej 6 muajsh, i bërtasin dhe e ofendojnë, si dhe shkruajnë parulla denigruese ndaj saj. Ajo shtoi se është e rrezikshme për ‘të që të marrë rreze dielli në oborrin e burgut, dhe nuk del nga qelia prej një muaji. Ajo denoncoi se këto shkelje të të drejtave të saj kryhen nën indiferencën totale të autoriteteve të burgut. 

(Kosova Sot Online)