Uran Ismaili nënshkruan zotimet për lagjen Ulpiana

  • A.P /
  • 02 October 2021 - 20:30
Uran Ismaili nënshkruan zotimet për lagjen Ulpiana

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka vazhduar me nënshkrimin e zotimeve të punëve që do ti bëjë nëpër lagje e fshatra të Prishtinës.

Sot, para dhjetërave banorëve të lagjes Ulpiana, Ismaili ka nënshkruar zotimet e tij konkrete të cilat ka thënë se do ti përfundoj deri në vitin 2024.

Ai ka thënë se këto zotime do të mbesin si dëshmi të cilat nuk mundeni me i harru. “Juu keni me i pa dhe keni me pasë ma të lehtë me më mbajtë për fjale.”, ka thënë ndër të tjera ai.

“Ulpiana duhet të ketë pastërti në çdo pjesë të lagjes. Kontenjerat e mbeturinave nuk munden me qenë pika të zeza të lagjes. Tunelet nuk munden me qenë të errëta e të rrezikshme. Qenët endacak nuk munden me na rreziku fëmijët e ma të dashurit tanë. Na kemi nevojë të bëjmë një jetë ma të qetë e të sigurtë për krejt. “, ka thënë ai.

Ismaili u zotua se deri në Tetor 2024 do t’i ndreq problemet e mëposhtme të Ulpianës:

–        Transformimin e tregut të Ulpianës në një vend atraktiv për tregtarët dhe qytetarët

–        Ndriçim efiçient në çdo rrugë të lagjes

–        Rregullim i fontanës

–        Shtimi i pikave grumbulluese të mbeturinave dhe shportave të rrugës

–        Pastërti të plotë në çdo pjesë të lagjes, përfshirë tunelet

–        Parking për çdo familje

–        Trajtim dhe mirëmbajtje e të gjitha hapësirave të gjelbëra ekzistuese dhe lidhja e tyre me hapësirat qendrore

–        Trajtimi i fasadës dhe probleve të tjera të soliterave të Ulpianës

–        Largim i azbestit nga kulmet e ndërtesave

–        Trajtimi i ndërtesave dhe zgjerimi i projektit nga NPB për hyrje dhe fasada

–        Shndërrimi i ish-strehimores së lagjes në qendër për komunitet

–        Shtimi i brezave gjelbërues përgjatë rrugëve kryesore

–        Rregullimi dhe mirëmbajtja e mbikalimit tek shkolla “Ali Sokoli”

–        Largimi i problemit të qenve endacakë

–        Shtimi i shtigjeve të reja për çiklistë dhe lidhja e atyre ekzistuese në rrjet

–        Rregullimi dhe mirëmbajtja e fushave sportive

–        Rregullim i hapësirave publike tek qendra tregtare (Lesna)

–        Mirëmbajtja dhe ndriçimi i të gjitha tuneleve nëpër lagje

“Këto janë zotimet e mia për Ulpianën. Kemi me ndreqë bashkë Prishtinën edhe çdo lagje të saj. Skemi me u anku, e skemi me kqyr mbrapa. Kemi me bo maksimumin për Prishtinën, sepse Prishtina na bashkon. “, ka përfunduar Ismaili.

(Kosova Sot Online)