Qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici kuletën me para që e gjeti në rrugë

  • E.K /
  • 03 October 2021 - 09:09
Qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici kuletën me para që e gjeti në rrugë

Dje një qyetatar nga Ferizaj, 65 vjeç, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura në rrugën “Gjon Serreqi “në Ferizaj.

Portofoli ishte i një gruaje 56 vjeçare nga Ferizaj me profesion fizioterapeute.

“Ai menjëherë portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj. Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë,  pronares i kthehen paratë 182.50 € dhe dokumentet e saj.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetarin për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.