Qeveria e Shqipërisë hedh poshtë lajmin e “The Sun”: Jo kamp azilantësh për Anglinë në Shqipëri

  • E.K /
  • 03 October 2021 - 13:22
Qeveria e Shqipërisë hedh poshtë lajmin e “The Sun”: Jo kamp azilantësh për Anglinë në Shqipëri

Qeveria shqiptare ka hedhur poshtë lajmin e britanikes “The Sun” se në Shqipëri do të ndërtohet një kamp azilantësh.

“Lajmi se Shqipëria do ngrejë një qendër azilantësh për llogari të palëve të treta është absolutisht i pavërtetë.Shqipëria hapi dyert për 4 mijë afganë e jemi krenarë për këtë. Ne bëjmë detyrat tona karshi traditës e fëmijëve tanë, jo detyrat e atyre që janë më të mëdhenj e më të pasur se ne”, shkruan këshilltari i kryeministrit Edi Rama në twitter.

“The Sun” shkruan se : Emigrantët që kalojnë Kanalin me anije të vogla nga Franca do të ndalohen në Shqipëri sipas një marrëveshje të re.

Sipas medias britanike, Sekretarja e Brendshme britanike Priti Patel shpreson se kjo gjë do të pengojë emigrantët që planifikojnë të bëjnë kalimin e rrezikshëm.

(Kosova Sot Online)