Kastrati i befasuar me Vetëvendosjen, tregon çfarë po bën në Kamenicë

  • A.P /
  • 03 October 2021 - 21:39
Kastrati i befasuar me Vetëvendosjen, tregon çfarë po bën në Kamenicë

Kryetari i komunës, Qëndron Kastrati, ka thënë se VV në Kamenicë po mbledh njerëz të pushteteve të kaluara që të gjejë përkrahje në zgjedhjet lokale.

Ai thotë njerëzit e PDK-së në këtë komunë po e përkrahin VV-në në garën kundër tij.

“VV po mbledh njerëz nga pushtete të kaluara. E keni parë se si kryetari i PDK-së është prapa VV-së në këtë komunë”, tha ai.

Ai thotë se prej që ka dalur nga VV nuk ka pasur problem bashkëqeverisjen me ta, por që tani thotë se metodat e përdorura nga ta janë të dinjitetshme.

“Unë kam bashkqeverisur me ta dhe nuk kam pasur problem. Tani po kërkojnë pushtetin dhe po bëhen bashkë me ish-pushtetarët për ta arritur këtë. Unë për vete kandidoj si i pavarur. Por nëse humbas, do të bëhem bashkë me PSD-në në aksionet e tyre”, përfundoi ai.

Kastrati fitoi zgjedhjet në vitin 2017 për kryetar të Kamenciës. Atë kohë ai garonte me VV-në por u largua me ta kur ndodhi ndarja e partisë dhe kaloi në PSD. 

(Kosova Sot Online)